Ja dedikoj qytetit tim të lindjes Fier.
Arjana Fetahu Gaba

                                         

QYTETI IM

Qyteti im,
Jam malluar,
Më beso,
Shpesh ëndërrat e natës,
Qyteti im,
Me ty I shoh.
Vite, shumë larg,
Malli për ty, po njësoj,
Por jeta ime mërgoj.
Fati keq, më kafshoj.
Por ti, mos më harro,
Në gjuhë të huaj, përshëndes,
Mos më gjyko.
Në fatin tim, në është shkruar,
Që një ditë të vij,
Po të jem duke çaluar,
Me frymë të fundit të arrij.
Zoti, do t'ma shpërblejë,
Mirësinë e shpirtit tim,
Dhe të plakur të më kthejë,
Tek ty përgjërohem qyteti im.
Kurbeti,
Më shpërfytyroi ëndërën,
Që lindi tek ty,
E la pa sy.
Dhe pse ëndërr e verbër,
Një ditë unë do të vij,
Nga botë e huaj,
I brengosur,
Nga mall e dashuri.

Arjana Fetahu Gaba

Ja dedikoj qytetit tim të lindjes Fier.

Të gjitha të drejtat I përkasin autores!

Commentaires

Posts les plus consultés de ce blog