
JAM MEKUR... Arjana Fetahu Gaba Në palcën e dimrit ka ngrirë malli, Si hardhija në kopshtin e zhveshur të dashurisë. Nëpër dritare, Rrëshqasin iluzionet e mija, Bashkë me borën që shkrin nga fryma ime. Ndërsa jorgani është akull, Dhe këmbët e mija sikur shtrirë në ujet e oqeanit të vdekur, Jam mekur... Qetësia sikur më merr frymën, Dhe unë përpiqem të ngrohem në anën tjetër të shtratit, Për pak erë nga era jote, Për pak frymë nese ka mbetur.. Jam mekur... Jashtë ka ngrirë, Digjem nga zjarri, Por akulli më ka thyer tashmë. Buza ime plasaritur, Nga malli pjekur. Jam mekur... Lejleket ikën dy e nga dy, Ndërsa mua më zuri dimri. Pa ty! Arjana Fetahu Gaba January, 2020